Hoxha: Më 9 maj 2-3 parti opozitare do të shuhen pas rezultateve dëshpëruese!

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan tha se më 9 maj disa parti politike do të shuhen pas rezultateve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Hoxha shtoi se Fronti Europian pret fitoren e mbi 20 deputetëve ne Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Unë mendoj që më 9 maj 2-3 parti shuhen, e them këtë sepse në frontin opozitar do të kemi një garë se kush nga ta do të bashkangjitet në Frontin Europian, do të ketë përgjëgjësi tek opozita se kush është fajtorë për rezultatet që I kanë marrë, për atë arsye them se do të shuhen disa prej tyre. Ne ne Frontin Europian e dimë që bartës i këtij procesi është kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me një qëllim të përbashkët që vendi të vijoi me një politikë pro europiane dhe drejt integrimit në BE. Me gjitha forcat ne koalicionin tonë, ne jemi 20 plus me numrat e deputetëve”, deklaroi Hoxha. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share