Hoxha: Maqedonasit nuk humbin asgjë kur shqiptarët drejtojnë institucionet

Arjanit Hoxha ka deklaruar sonte në Klan Debat se partitë dhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se ata nuk humbasin asgjë nëse një shqiptar drejton me institucionet shtetërore.

Një parti maqedonase, sipas Hoxhës, nuk mund ta drejtojë qeverinë edhe nëse i ka 61 deputetë, pa bërë koalicion me partitë shqiptare.

“Çdo votues maqedonas e di se pas 2001-shit është e pamundur që qeveria të menaxhohet nga parti politike maqedonase, pa parti shqiptare. Por, po aq e pamundur është që të menaxhohet nga pakicë e partive politike shqiptare”, theksoi Arjanit Hoxha./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share