Hoxha: Lëvizja BESA fton në tryezë të përbashkët liderët shqiptarë

Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa sot ka dalë me konferencë për media në të cilën i fton për tryezë të përbashkët partitë e tjera shqiptare në vend.

“Tash është koha që të heqim dorë nga bajraktarizmat dhe të vëmë prioritet mbi prioritete, interesin tonë kombëtarë dhe të bëjmë krenar çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut, kështu tha sot zëvendës kryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, i cili njoftoi se sot do t’u dërgohet ftesë të gjitha partive politike shqiptare në vend për takim të përbashkët para nisjes së procesit për ndryshimet kushtetuese. Hoxha tha se në takim përveç ndryshimeve kushtetuese, do të diskutohet edhe për arritjet nga nënshkrimi i qëndrimit të përbashkët të partive politike shqiptare nga e ashtuquajtuara tryezë e partive politike.

“Sot në emër të kryetarit të Lëvizjes Besa, z.Bilall Kasamit, gjitha partive politike shqiptare do të iu dërgojmë ftesë për një takim të përbashkët ku do të diskutohet avancimi i të drejtave juridiko-kushtetuese ë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, nga dita e nënshkrimit të kësaj dekalrate, deri më sot, poashtu në këtë takim propozojmë të diskutohet edhe ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët i faktorit politik shqiptar në vend rreth ndryshimeve kushtetuese që do të duhet të ndodhin shumë shpejtë, si dhe ndërmarrja e hapave konkrete se si të heqim nga Kushtetuta termin nënçmues 20% dhe të njëjtin ta zëvendësojmë me termin gjuha shqipe”, tha mes tjerash Hoxha.

Kjo vjen pas kërkesës së opozitës shqiptare që në kuadër të ndryshimeve Kushtetuese të hiqet edhe 20% që i referohet gjuhës shqipe. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share