‘MAQEDONASIT NUK HUMBIN ASGJË KUR SHQIPTARËT DREJTOJNË INSTITUCIONET’
Kreu i PDE-së Arianit Hoxha mbrëmë në Klan Debat duke folur pët kryeministrin e parë shqiptarë dhe aktualitetin politik në vend theksoi se maqedonasit nuk duhet të frigohen dhe nuk humbin asgjë nëse shqiptarët drejtojnë me institucionet e vendit. Ai thotë se partia e tij ende nuk është përcaktuar se si do të garoj në zgjedhje.
Sipas Kreut të PDE-së, Arjanit Hoxha partitë parlamentare shqiptare është dashur të gjitha ta votojnë kryeministrin shqiptar, Talat Xhaferi sepse sado që është teknik, sipas tij është moment historik. Hoxha,thotë se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër hap rrugën edhe për momente tjera historike.
“Unë mendoj se kjo i hap rrugë vendit, jo vetëm për kryeministër, por i hap rrugën edhe për një president në të ardhmen. partitë maqedonase kanë menduar se shteti dhe institucionet shtetërore kanë qenë ekskluzivisht për ta e jo për shqiptarët, por kohëve të fundit, po vërtetohet e kundërta dhe tani më nuk ka pasur as protesta kundër kryeministrti shqiptar, siç ka pasur në të kaluarën” – tha Arjanit Hoxha, kryetar i PDE.
Për Arjanit Hoxhën dhe partinë e tij më e rëndësishme është rruga e vendit drejt BE-së sesa partitë në veçanti. Hoxha shprehet se partia e tij është e afërt me çdo subjekt që është i gatshëm ta trasojë rrugën drejt BE-së.
“Orientimi i partisë që unë e përfaqësoj dhe njerëzve me të cilët e kemi ndërtuar dhe po e ndërtojmë dita-ditës këtë strukturë, është që me çdo kusht duam të jemi pjesë e BE-së sepse kjo është e ardhmja e vete që mund t’ja garantojmë brezave që do të vinë pas nesh”, deklaroi Arjanit Hoxha.
Hoxha thotë se partitë dhe qytetarët maqedonas duhet të kuptojnë se ata nuk humbasin asgjë nëse një shqiptar drejton me institucionet shtetërore. Madje sipas tij, një parti maqedonase, nuk mund ta drejtojë qeverinë edhe nëse i ka 61 deputetë, pa bërë koalicion me partitë shqiptare. /Tvklan.mk/