Në pyetjen nëse Qeveria e ka shkelur afatin për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, zëdhënësit informuan se të gjitha afatet dhe procedurat ligjore që kanë të bëjnë me Vendimin për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar dhe se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë është miratuar vendim për shpërndarjen e Këshillit të Komunës së Tetovës. Më pas, siç informuan, procedura vazhdon në Kuvend dhe sipas të gjitha dispozitave ligjore do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Këshillin e kësaj komune.
Të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar. Pas miratimit të vendimit të djeshëm për shpërbërjen e Këshillt të KOmunës së Tetovës, procedura e mëtutjeshme vazhon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhje të Këshillit të ri, deklaroi nël konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se pse Qeveria po vonohet një muaj sipas afateve, me shpërbërjen e Këshillit të vetqeverisjes komunale të Tetovës./ KlanMacedonia/