Hovenieri dënon sulmin me shok-bombë ndaj patrullës së EULEX-it

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet ndaj patrullës së EULEX-it dhe policisë, duke thënë se përgjegjësit duhet të sillen para sistemit të drejtësisë së Kosovës.

“SHBA i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Një patrullë e EULEX-it mbrëmë u sulmua me shok-bombë në Rudarë, ndërkohë që nuk pati të lënduar.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1601876279913054211

Lexo gjithashtu
Total
0
Share