Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka qëndruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Aty ai është pritur nga ministri Xhelal Sveçla, pas ngjarjes ku u dorëzuan/pranuan pajisje për Policinë e Kosovës.
“Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur Sveçla.
“Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”.