Hovenier: S’ka datë përfundimtare për Asociacionin – Qeveria e Kosovës ka shprehur dëshirën për të ecur para

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se për sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ShBA-ja dhe BE-ja s’kanë vendosur një afat.

Por, sipas Hovenierit, nëse lexohet deklarata e lëshuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ata kanë përdorur fjalë si “urgjente”, “menjëherë” e “së shpejti”.

Ne do ta themi të njëjtën gjë, nuk ka shumë kohë për të humbur dhe është një ndjenjë urgjence për të lëvizur përpara me këtë pasi situata është fragjile për momentin dhe sa më shumë progres që mund të arrijmë që të dyja palët të përmbushin të gjitha obligimet që kanë marrë nga këto dokumente (Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Oherit), situata do të ishte më pak fragjile”, tha Hovenier në një intervistë për “Atlantic Council”, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Hovenier tha se Qeveria e Kosovës e kupton mirë urgjencën, teksa përmendi edhe dëshirën që sipas tij, qeveria ka shprehur për të ecur përpara.

“Qeveria e Kosovës ka qenë e qartë, ajo po ashtu do implementimin e plotë të të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Zbatimit”, tha Hovenier.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share