Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Hovenier ka bërë homazhe dhe shkruar në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”, tha Hovenier.
Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij.