Burimet ruse thonë se një gjeneral i lartë rus është vrarë si pasojë e një sulmi me raketa në Ukrainë.
BBC raporton se gjenerali Oleg Tsokov thuhet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në një hotel ku strehohen komandantët ushtarakë rusë në Berdyansk, në bregdetin jugor të Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e tij, megjithatë lajmi u përcoll gjerësisht në kanalet ruse të luftës në Telegram. Gjeneral Tsokov ishte zv/komandant i qarkut ushtarak jugor të Rusisë.
Gjenerali në pension, Andrei Gurulyov tha në një emision rus se gjenerali Oleg Tsokov ishte kthyer në Ukrainë, pavarësisht se ishte plagosur më herët shumë rëndë në konflikt.
“Për fat të keq, ai vdiq heroikisht. Ky njeri meriton respekt të madh,” tha ai.
Disa llogari të luftës ruse në Telegram raportuan gjithashtu vdekjen e tij, duke përfshirë blogerin WarGonzo dhe Military Informant, një kanal me më shumë se gjysmë milioni ndjekës./tvklan.al