Holanda bën thirrje për një “zgjidhje diplomatike” për t’i dhënë fund përleshjeve Hezbollah-Izrael

Ministri i Jashtëm i Holandës, Hanke Bruins Slot të hënën bëri thirrje për një “zgjidhje diplomatike” urgjente për t’i dhënë fund përleshjeve të intensifikuara midis grupit militant Hezbollah dhe ushtrisë izraelite.

“Holanda ka shqetësime të mëdha për rritjen e tensioneve në rajonin kufitar dhe luftimet e intensifikuara, dhe na vjen keq për humbjen e jetëve të pafajshme civile. Dhe kjo ka implikime për Libanin dhe rajonin më të gjerë”, tha Bruins Slot.

Ai kështu u shpreh pas një takimi me homologun e saj libanez, ministrin e Jashtëm në detyrë Abdallah Bou Habib në Bejrut, shkruan The Guardian.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share