H&M dhe Mugler sjellin koleksionin e ri për femra dhe meshkuj

Një sërë yjesh të njohur të shoëbizz-it kanë ndjekur sfilatën e markave të njohura

Pamela Anderson ishte ndër yjet e njohur të shoëbizz-it që ndoqën prezantimin e koleksionit të markës së njohur H&M e cila ka bashkëpunuar me shtëpinë franceze të modës Mugler.

Mugler është një markë që dëshiron që të gjithë të jenë pjesë e saj. Prandaj, bashkëpunimi me H&M erdhi mjaft natyrshëm. Koleksioni nxjerr në pah punën e Cadëallader gjatë pesë viteve të fundit.

Kështu ndodh me këto bashkëpunime, ato ikin shpejt. Pra, klientët i duan dhe jam shumë e sigurt që ata do t’i vlerësojnë sërish.

Veshjet për femra dhe meshkuj do të jenë të disponueshme në dyqane dhe online duke filluar nga 11 Maji. Vlen të theksohet se marka Mugler u themelua nga stilisti francez i modës Thierry Mugler në vitet ’70. Me këtë marke janë veshur yje të njohur të showbizz-it si Beyoncé, Lady Gaga, David Boëie, Diana Ross dhe Duran Duran.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share