Historike: Struga TL kampion i RMV-së në futboll

STRUGANËT MË 20 MAJ LUAJNË EDHE NË FINALE TË KUPËS

Tetë vite pas themelimit, kurse vetëm katër vite garimi në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Struga Trim Lum fitoi titullin e parë historik – Kampion iRMV-së në futboll, njofton KlanM.

Struganët në terrenin vendas demoluan Sileksin 3:0, kurse Shkupi fitoi Shkëndijën 2:1, që matematikisht të sigurohet kurora e kampionëve për Struga Trim Lum.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Struga Trim Lum, sic njofton KlanM, është skuadër e re, e themeluar në vitin 2015. Sezonin 2022/2023 e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme trajneri Srgjan Zaharieski për ta përmbyllur me plot sukses Shpëtim Duro.

Gati në të gjithë xhirot e këtij kampionati struganët kanë qenë lider të renditjes në tabelë dhe titulli I kampionit është më se I merituar.

Por jo vetëm kaq! Struga Trim Lum, sic njofton KlanM, më 20 Maj luan edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut përballë Makedonija GJ.P dhe një fitore eventuale do të bënte struganët me titull të dyfishtë.

Qytetet buzë Liqenit të Ohrit, ditëve në vijim kanë shumë arsye për të festuar. Dje Voska Sport u promovua si ekip që sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të futbollit, kurse sot Struga Trim Lum bëhet kampion I Maqedonisë së Veriut. Mbase edhe festat kanë për të qenë të jashtëzakonshme. Urime!/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share