Historike: Refere kryesore në ndeshje futbolli në Ligën e Parë

IVA PROJKOVSKA ARBITRE KRYESORE E NDESHJES SHKËNDIJA – POBEDA

Referja e futbollit, Iva Projkovska, do të jetë gruaja e parë që do ta ndajë drejtësinë në një ndeshje kampionale në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Momenti historik do të ndodh më 2 Prill – të dielën në Tetovë, në ndeshjen Shkëndija – Pobeda.

Ndihmës referë të Iva Projkovskës do të jenë Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski.

Referja më e mirë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, Iva Projkovska, gjendet në TOP-20 të arbitreve femra në Evropë. Kohë më parë ajo referoi ndeshjen e çerekfinales në Ligën e Kampionëve për femra, Bajern – Arsenal.

Është për t`u përshëndetur vendimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut që ta delegojë Iva Prokovskën për refere kryesore në një ndeshje kampionale të Ligës së Parë dhe ngjall shpresën se me këtë hapet rruga edhe për referet tjera nga vendi që të jenë pjesë e ndeshjeve të futbollit në konkurencën e meshkujve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share