Skuadra e Monzas ka shënuar fitoren e parë në kampionatin e futbollit italian.
E kjo fitore vjen kundër gjigatit Juventus, ku Monza e mposhti me rezultat 1-0.
Christian Gytkjaer ishte heroi i ndeshjes i cili shënoi golin e fitorës në minutën e 74-të.
Juventusi nga fundi i pjesës së parë ishte me një futbollistë më pak në fushë, pasi Angel Di Maria u përjashtua me karton të kuq, pasi goditi me brryl një nga futbollistët e Monzas.
Juventusi është në krizë rezultatesh në javët e fundit ku ka dy barazime dhe një humbje me vetë 10 pikë të grumbulluara deri më tani.
Ndërkohë Monza me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 4-tër pikëve dhe renditet në vendin e 18-të.
https://twitter.com/FootyHub12/status/1571509479081926660