Historia e rrallë: Mbeta shtatzënë në moshën 50-vjeçare

Biznesmenia Silva Heijneman ndan në “Rudina” në Tv Klan një histori shumë të rrallë. Teksa paneli diskuton menopauzën, fazat dhe përjetimin e saj nga gratë, Silva rrëfen se ka mbetur shtatzënë në moshën 50-vjeçare. Ajo vendosi që ta ndërpriste shtatzëninë për arsye se sapo kishte nisur marrëdhënia me partnerin aktual.

Silva Heijneman: Në eksperiencën time personale mua më ka filluar rreth moshës 45-46 vjeçare. E kam përfunduar ciklin, që dhashë shenjën finale, unë kam ngelur shtatzënë në moshën 50-vjeçare.

Rudina Magjistari: Ke ngelur shtatzënë 50 vjeç?

Silva Heijneman: Po, kam qenë në perimenopauzë, disa e quajnë pre menopauzë dhe ishte kjo periudha që pata një çrregullim drastik të ciklit, por si?

Rudina Magjistari: 50 vjeç ke ngelur shtatzënë?

Silva Heijneman: Po, kam ngelur shtatzënë, isha në perimenopauzë.

Rudina Magjistari: Por ka qenë një shtatzëni që nuk ka vazhduar?

Silva Heijneman: Jo, unë e ndërpreva shtatzëninë megjithëse mjeku gjinekolog më tha “Silva mbaje” sepse atje ku shkova ishte momenti, unë sapo isha lidhur me partnerin tim të ri. Kthehem nga Tajlanda,  kishim rreth 5 muaj e ca që ishim bashkë, por aktivisht seksualisht ishim…

Rudina Magjistari: Vërtet e ke?

Silva Heijneman: Po.

Silva thotë se mendoi se ndikonte ndryshimi klimaterik për simptomat. Gjatë perimenopauzës kishte vënë re ndryshimet e ciklit, i cili vazhdonte të ishte i pranishëm edhe pse me hapësira kohore ndërmjet. Ajo shton se ishte shumë emocionale, kishte përjetuar risi në jetën private por kuptoi se ishte shtatzënë kur cikli u ndërpre përfundimisht. Silva rendit të gjitha arsyet që e çuan drejt vendimit për të abortuar.

Rudina Magjistari: Pse nuk vendose ta mbaje?

Silva Heijneman: Jo, sepse  shte fillimi i një lidhjeje dhe me thënë të drejtën kisha marrë vendim që këto vite më përkisnin mua, të jetoja jetën. I thashë boll. Boll bëra mamanë, boll bëra detyrën time që e bëra perfekt dhe jam shumë krenare për çfarë bëra për fëmijët por ndodhi. E diskutuam, nga Tajlanda isha në Itali tek djali dhe e konfirmuam në telefon që shenjat ishin të njëjta me dy shtatzënitë e tjera, absolutisht.

Vendosa ta heq, por përpara se të hyja në sallë, 2-3 ditë më parë im shoq ishte në Hollandë, ai mori një vendim “ti nuk do ta heqësh”. Të dy donim që jo, ishte shumë shpejt. Pastaj ai tha “Silva, mbase bëjmë një gocë të bukur bashkë”. I thashë unë mund ta jap një gocë të bukur, por unë kam ndërmend të kujdesem për gocën tjetër të bukur, për Silvën kështu që kisha marrë një vendim që nuk ma prishi dot mendjen./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share