Historia e dashurisë që nisi në një kancelari, mësuesja ka një kërkesë për bashkëshortin

Arsyeja e parë e ardhjes së Armandës në “Ka Një Mesazh Për Ty” është dëshira për t’ia dhuruar flokët e saj të gjatë dikujt që ka nevojë. Teksa kalon te arsyeja e dytë që e ka sjellë në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zbulon se ai është bashkëshorti i saj, Denisi.

Sot ata janë prindër të një vajze e një djali, por fillimisht Armanda na njeh me historinë e tyre të dashurisë që ka filluar në qytetin e Durrësit, kur ajo ishte studente. Denisi ishte pronari i kancelarisë ku Armanda printonte materialet e shkollës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share