Hezbollahu ka lëshuar mbi 200 raketa drejt objekteve ushtarake izraelite si hakmarrje për vrasjen e një komandanti të lartë në Libanin jugor.
Neamah Naser, një komandant në Njësinë Aziz të Hezbollahut, u “eliminua” nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Sulmi i Hezbollahun ishte ndër më të mëdhenjtë në konfliktin disamujor përgjatë kufirit mes Libanit dhe Izraelit.
Ushtria izraelite ka kapur disa nga raketa të Hezbollahut, ndërsa zjarre kanë shpërthyer si pasojë e rënies së copëzave. Naser është komandanti i fundit i Hezbollahut që u vra në kufirin Izrael-Liban që nga sulmet e 7 tetorit.
Konflikti ndërkufitar ka intensifikuar frikën se mund të përshkallëzohet në një konflikt të plotë.