MPB-ja ka hyrë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për të kryer hetime për ndeshje të kurdisura të klubeve të vendit.
MPB-ja ka konfirmuar aksionin duke thesuar se veprojnë sipas një urdhëri të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup.
FFM-ja thotë se është duke bashkëpunuar me MPB-në lidhur me ndeshjet e kurdisura dhe se policisë u janë dorëzuar dokumente të caktuara.
“MPB-ja ka kërkuar informacione nga FFM-ja që kanë të bëjnë kryesisht me aktet që rregullojnë garimin, procesverbale të ndeshjeve zyrtare të garave nën organizim të FFM-së, orarin e kalendarit të garave të kampionateve vendore e të ngjashme. Në suaza të kompetencave që kanë të bëjnë para së gjithash me mbrojtjen e integritetit të garave, FFM-ja tërësisht bashkëpunon me MPB-në dhe organet e Ministrisë në këtë pjesë”, thonë nga FFM.
Bëhet fjalë për hetimin e parë për ndeshje të kurdisura futbollistike në Maqedoninë e Veriut.
Aksioni I MPB-së ësgtë zbatuar pas informacioneve dhe rekomandimeve të trupit të INTERPOL-it dhe UEFA-së, “SportRadar”, për të parandaluar ndeshjet e kurdisura në futboll.
Merret vesh se në hetime përfshihen 5 klube të Ligës së Parë dhe 2 klube të Ligës së Dytë, për ndeshje të zhvilluara këtë dhe sezonin e kaluar.
Vitin e kaluar, në Serbi disa klube ishin përjashtuar nga Liga e Parë, kurse para gjashtë viteve 11 persona ishin arrestuar gjatë një aksioni ndërkombëtar policor të EUROPOL-it kundër korrupsionit në sport, në Slloveni dhe Kroaci./tvklan.mk