Heshtje zgjedhore në Shqipëri – Ku pritet gara më e fortë?

Gazetari i Klan News, Besart Jacaj gjatë një lidhje live për edicionin e lajmeve në Klan Macedonia ka folur për zgjedhjet në Shqipëri.

Ai ka theksuar se gara më interesante pritet të jetë për kryeqytetin Tiranën mes dy kandidatëve, Erion Veliajt nga PS dhe Belind Kellici nga koalicioni Bashkë fitojmë.

Të dielën, 3,650,550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën për t’ju drejtuar qendrave të votimit nga të cilët 122,545 votojnë për herë të parë, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të gjitha vendin do të jenë 5213 Qendra Votimi që do të qëndrojnë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

Për më tepër ndiqeni bisedën e plotë

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share