Herve Renard e lë Arabinë Saudite

Përzgjedhësi Herve Renard nuk do të jetë më në krye të kombëtares së Arabisë Saudite me të cilën bëri sensacion në kampionatin botëror.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Arabisë duke konfirmuar largimin e 54 vjeçarit përcjell klankosova.tv.

Për më tepër ata konfirmuan edhe destinacionin e Renard-it.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka marr një ftesë nga kombëtarja e Francës në konkurrencën e femrave të cilën e ka pranuar.

Synimi i tij do të jetë titulli i kampiones së botës me vashat franceze që sivjet zhvillohet në Zelandën e Re dhe Australi nga 20 korriku deri më 20 gusht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share