Heqja e drejtorëve ekonomik/ Mickoski: Synojmë shmangien e manipulimeve dhe rritjen e efikasitetit

Në seancën e sotme të Qeverisë diskutohet shkarkimi i drejtorëve ekonomik në institucionet shëndetësdore. Në profilin e tij në facebook, kryeministri Hristjan Mickoski shkruan se pas shumë vitesh keqpërdorimesh dhe manipulimesh partiake, Qeveria në seancën e sotme do të shqyrtojë amendamentet e projektligjit për shëndetësinë, me të cilin do të shfuqizohet institucioni i “drejtorëve ekonomikë” në institucionet publike shëndetësore.

“Me këtë masë synojmë të përmirësojmë efikasitetin në menaxhimin e objekteve tona shëndetësore, të ulim kostot administrative dhe të drejtojmë fondet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Dispozitat e reja ligjore parashikojnë që qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet do të menaxhohen nga vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e operacionit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share