Hendboll: KHF Çairi kualifikohet në finale që do të zhvillohet të dielën kundër Gjorçe Petrovit

Një sukses i jashtëzakonshëm për vashat e KHF ÇAIRI. Të përzgjedhurat e trajnerit  Basri Latifi do të luajnë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisësë Veriut  në hendboll, për vajza  pasi në gjysmëfinale mundën rivalin e qytetit, KHF Vardari me rezultat 32:28.

Klubi i hendbollit të femrave Çair do të luaj në finale  të Kupës së Maqedonisë së Veriut  kundër  ekipit  të Gjorçe Petrovit  në ndeshjen  që do të zhvillohet  të dielën  në palestrën  “Boris Trajkovski në Shkup. Në gjysmëfinale  skuadra eë trajnerit  Basri Latifi  mundi  me  rezultat të sigurt ekipin e  Vardarit  32-28 .

Vashat e Çairit të motivuara  nga  përkrahja e jashtëzakonshme e publikut   arriti  suksesin  historik  duke u kualifikuar në finalen të shumë pritur. Stafi teknik me në krye Basri  Latifin  gjatë gjithë kohës  ka  motivuar lojtaret e tyre se ata  mundin dhe do ta fitojnë  ndeshjen  që në  fund  u  dëshmua  si i suksesshëm . Pas  fitores  historike  dhe kualifikimit në finale  trajneri  Bastri Latifi  pë mediumet  ka deklaruar.

“Një derbi i vërtetë, ashtu edhe siç e kishim parashikuar. Lojë shumë e fortë, intensive, por që neve i’a dolëm të dalim fitues. Gjithmonë ka fundi i sezonit hyjmë në formën e duhur, ashtu që besuam deri në fund tek fitorja, që e arritëm besoj me shumë meritë. Kënaqësi e madhe kur e fiton Vardarin, për më tepër që një gjë të tillë bënë në gjysmëfinale dhe arrin të luash në finalen e madhe. Urime vajzave për angazhimin dhe sakrificën, faleminderit publikut të mrekullueshëm që gjithmonë janë pranë nesh dhe sinqerisht u jam shumë mirënjohës atyre”  tha  ai

 

KHF Çairi  në finale  ka një skuadër elitare siç është ekipi Gjorçe Petrovit për çka trajneri  Latifi u shpreh se  e dinë  forcën e kundërshtarit por  prêt  sensacionin e radhës.

“Çdo fjalë dhe analizë e ekipit kampion të Gjorçe Petrovit, është e tepërt. Ata janë ekipi më cilësor në ligë dhe meritojnë shumë respekt. Megjithatë neve nuk dorëzohemi. Finalet nuk luhen, por ato fitohen, ashtu që shpresoj se në fund neve do të jemi fitues të finales së madhe të dielën” – tha  ai..

Për KHF Çair   në ndeshjen  finale që do të zhvillohet  palestrën “Boris Trajjkovski”  prêt   përkrahje  më madhe  dhe më dinjitoze  të publikut  të tyre  që  shënojnë  me  fitore  historike

Lexo gjithashtu
Total
0
Share