Sot (05.08.2023) Departamenti i Njësive të Aviacionit në Ministrinë e Brendshme ka operuar në zonën e Dojranit, ku zjarri i nisur rreth orës 12 të mesditës është shuar me sukses, përcjellë Klan M.
Në të njëjtën kohë, helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (Mi171) në 20 breshëri, hodhi me saktësi mbi 50 tonë ujë në pikat më kritike dhe me mbështetjen e zjarrfikësve vendas zjarri u lokalizua. /KlanMacedonia/