Gjatë ditës së djeshme dhe sot siç njoftojnë nga MPB, Departamenti i Njësiteve të Aviacionit të MPB-së kanë marrë pjesë në aksionin për shuarjen e zjarrit në fshatrat Buçincë dhe Ajvatovcë, përcjell KlanM.
“Pas marrjes së kërkesës nga QMK për shuarjen e zjarreve në fshatrat Buçincë dhe Ajvatovcë në territorin e komunës Ilinden, në atë drejtim janë nisur dy helikopterë (MI-171 dhe Bel-212), të cilët ndaj zjarrit hodhën rreth 200 tonelata ujë. Zjarri është lokalizuar”, thuhet në njoftim./KlanMacedonia