Kandidatja demokrate Kamala Harris e prezantoi zëvendësin e saj në rast se fitoreje më 5 Nëntor, në të parin tubim të përbashkët në Pensilvani, një prej shteteve të lëkundura që pritet të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Tepër sportiv, plot humor e batuta me një model popullor të shprehuri në publik, që në të parin fjalim si kandidat për zv/president, Walz vuri në zbatim atë që duket si strategjia e tij e fushatës, ta godasë republikanin Donald Tramp në pikën më të fortë.
“Ai e rrëzoi përtokë ekonominë tonë. Dhe mos kujtoni se kriminaliteti ishte nën kontroll në kohën e Donald Trumpit. Kujtoni vetëm krimet që ka bërë ai vetë”, tha ai.
Walz është prej 2019-ës, Guvernator i Minesotës, një tjetër shtet i paqëndrueshëm politikisht dhe që pritet të jetë ndër përcaktuesit kryesorë të fituesit të garës presidenciale.
I lindur në një familje me origjinë gjermane, 60-vjeçari është ushtarak në pension dhe ka shërbyer për ushtrinë amerikane në luftën e Koresë.
Nga 2006 ka përfaqësuar demokratët në dhomën e ulët të kongresit, ndërsa ka qenë trajner i futbollit amerikan dhe mësues gjeografie. Përzgjedhja e tij nga Harris ka bërë që demokratja të thellojë në tre pikë avantazhin ndaj Trumpit në disa sondazhe.
Tv Klan