Harris mbledh 200 milionë dollarë në javën e parë të fushatës/ Sondazhet tregojnë se Harris dhe Trump janë në thelb të barabartë

HARRIS MBLEDH 200 MILIONË DOLLARË NË JAVËN E PARE TE FUSHATES

Në vetëm një javë nga fushata, zv/presidentja amerikane Kamala Harris ka mbledhur 200 milionë dollarë fonde nga donatorët. Kjo tregon mbështetjen e jashtëzakonshme për të në mesin e demokratëve.Ndërkaq sondazhet tregojnë se Harris dhe Trump janë në thelb të barabartë, duke krijuar terrenin për një fushatë të ashpër gjatë 100 ditëve të mbetura deri në zgjedhje.

Fushata zgjedhore e Kamala Harris ka arritur që të thyejë një tjetër rekord të ri duke mbledhur 200 milionë dollarë doncione dhe ka regjistruar 170 mije vullnetarë të rinj ne pak me shume se nje javë, që kur ajo u nisi fushaten per kandidate e Partisë Demokratike per 5 nentorin.

Ekipi i Harris e shpalli shumën si një provë të mëtejshme të mbështetjes së jashtëzakonshme për të në mesin e demokratëve. “Në javën që kur filluam, KamalaHarris ka mbledhur 200 milionë dollarë. 66% e tyre është nga donatorë të rinj,” postoi zëvendësmenaxheri i fushatës së Harris, Rob Flaherty, në X.

Sondazhet e javës së kaluar, duke përfshirë një nga Reuters/Ipsos, tregojnë se Harris dhe Trump janë në thelb të barabartë, duke krijuar terrenin për një fushatë të ashpër gjatë 100 ditëve të mbetura deri në zgjedhje. Harris ka siguruar mbështetjen nga shumica e delegatëve në Konventën Kombëtare Demokratike, dhe pritet te shpalet zyrtarisht kandidatja e partisë për presidente muajin e ardhshëm.

Sulmet republikane ndaj Harris janë intensifikuar në ditët që kur ajo u bë kandidatja e mundshme presidenciale e demokratëve. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha për Fox News se Harris eshte jashtëzakonisht e dobët për të fituar një garë kundrejt Donald Trump dhe u shrpeh se fushata e demokratëve është e mbushur me gënjeshtra.

Disa aleatë të Trump, duke përfshirë disa anëtarë të koalicionit “Black Americans for Trump” paralajmërojnë se sulmet ndaj Kamala Harris mund të dëmtojë ish-presidentin gjatë fushatës që ai mban me votuesit me ngjyrë./tvklan.mk/

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share