Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka bërë një shkrim sot në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Ai ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj i ka falënderuar të gjithë nikoqirët që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira.

“Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu”.

“Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka thënë Haradinaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share