Haradinaj: Ngecja në çështje si dinari po i krijon epërsi Serbisë, duhet të implementohen obligimet

Kryetari i AAK-Së, Ramush Haradinaj, ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë të nivelit teknik për çështjen e dinarit, duke thënë se çështjet e tilla i krijojnë epërsi Serbisë.

Sipas tij, Kosova duhet t’i zbatojë zotimet e dhëna në Marrëveshen e Ohrit meqë ato e çojnë Kosovën në BE e NATO.

“Tema kryesore është implementimi i marrëveshjes i njohur si plani franko-gjerman – kuptohet me obligimet që janë marrë, sepse nëse i implementojmë këto obligime ne ecim drejt Këshillit të Europës, kandidaturës për BE, drejt NATO-s. Ngecja në çështje si dinari janë çështje që na kthejnë prapa e na vonon dhe po i krijon epërsi Serbisë. Realisht Serbia po i shfrytëzon kundër Kosovës”, tha Haradinaj në një prononcim për EO.

Haradinaj tha se për këto veprime të Qeverisë po ka hidhërim me aleatët.

“Për fat të keq këto janë improvizime kryesisht të Qeverisë, pra nuk janë diçka serioze dhe nuk po sjellin rezultatin e duhur. Pra, po e shihni se kemi një hidhërim, thënë ndryshe me fjalë të popullit – te të gjithë aleatë tanë me Kosovën pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të Qeverisë”, thotë Haradinaj./Express/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share