Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti ‘tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu’, e mos e ‘përçajë popullin’.
Haradinaj, thotë se është me të gjithë ata që do të protestojnë në sheshet e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.
“Pushteti nuk është gjithçka. Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin”, shkroi Haradinaj.
Ai i ka thënë Kurtit që diçka ky vet e ka bërë, siç tha ai, të mos ua ndalë të tjerëve.
“Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve”.
“Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë. Unë sot jam me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës!”.