Haradinaj: Kosova duhet t’i arrijë tri objektiva për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova ka tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, Kosova duhet ta arrijë partneritetin për paqe si fazë të parë për anëtarësimin në NATO, të rikthehet në agjendën integruese evropiane dhe ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri, njofton Klankosova.tv.

“Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO; Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe; Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!”.

Haradinaj shtoi se krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share