Haradinaj: Është momenti më i mirë për marrëveshjen finale me Serbinë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët, përcjell albinfo.ch.

Para qytetarëve të Klinës, ai ka thënë se tani është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Në profilin e tij në Facebook, ai treguar edhe për temat tjera që ka biseduar.

“Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Gjithashtu vlerësuam se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share