Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 68-vjeçarit banor i Haraçinës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1. si dhe vepër penale – Prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Më 27 gusht, me revolen e tipit “Crvena zastava” me kalibër 7.65 mm që e mbante pa autorizim në shtëpinë e tij, i dyshuari ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupin e bashkëshortes. Derisa ka qenë duke pastruar armën, ka shtënë në drejtim të viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor në kokë, në pjesën e veshit.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit- ndalim daljeje nga vendbanimi, obligim për paraqitje të herëpashershme te zyrtari i caktuar dhe konfiskim të përkohshëm të dokumeteve për udhëtim përcjell KlanM. Gjyqtari e pranoi propozimin e prokurorit publik dhe i caktoi të dyshuarit masat e nevojshme paraprake gjatë procedurës penale./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Ibrahimi për raportin AAA-Besa: Nuk është marrëveshje bashkëpunimi, por deklaratë e përbashkët
Mes Levizjes Besa dhe Alternativës nuk ka ende marrëveshje bashkëpunimi, por vetëm një deklaratë të përbashkët politike me…
29.05.23 20:45
Seancë konstituive e përbërjes së re për Këshillin e TIK-ut në gjyqësor
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përshëndeti dhe u uroi punë të suksesshme anëtarëve të përbërjes së re të…
06.02.24 13:23
BDI: Përse Mickoski i ka ndaluar kryetarët e tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë dhe përse bën thirrje për luftë?
Bashkimi Demokrati për Integrim ka reaguar ndaj Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për deklaratat e tyre ndaj thirjeve për luftë.…
28.02.23 12:40