Njësit për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër 39 vjeçarit SH.B nga Haraçina e Shkupit. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “mashtrim gjatë marrjes së kredisë ose favori tjetër” sipas nenit 249 të Kodit Penal.
“Më datën 19.12.2022 i denoncuari e ka përdorur letërnjoftiomin e vëllaut të tij dhe ka tentuar ta sjellë në lajthitje të punësuarin në shoqëri finaciare dhe në këtë mënyrë të merr kredi në emrin e tij. Personi nuk ia ka arritur qëllimit dhe pas ndërmarrjes së masave atij iu ka parashtruar kallëzim penal”, thonë nga MPB./KlanMacedonia