Hapet zyra për ndihmë juridike edhe në komunën e Shuto Orizares

LLOGA: KUJDESEMI EDHE PËR KATEGORITË MË TË PAMBROJTURA TË QYTETARËVE

Nga nesër qytetarët e komunës së Shuto Orizarës për të gjitha çështjet e tyre juridike  mund të drejtohen në zyren për ndihmë juridike falas të cilën zyrë sot e promovuan Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush. Ministri i Drejtësis Krenar Lloga theksoi se përmes kësaj zyre qytetarëve që janë në gjendje të vështirë financiare do t’u mundësohet të marrin ndihmë juridike nga avokati dhe gjykim të drejtë.

“Ishte një paradoks i madh që ky shërbim ofrohej në gjithë vendin po jo edhe në komunen më të varfër të Maqedonisë së Veriut si kjo e Shuto Orizares, ne patem një diskutim para dy jave  dhe erdhem në konkludim bashkarishtë që duhet sa më shpejt të ofrohet ky shërbim në Komunen e Shuto Orizares”, tha Krenar Lloga.

Lloga shtoj se këtë shërbim  do ta japin edhe në më shumë se dhjetë komuna të tjera ku do të nënshkruar momeranduam të ngjajshëm si këtë të Shuto Orizares. Ky shërbim ka të bëjë me të drejtat e kujdestaris, të drejtat që lidhen me të drejtat familjare të pronësis, ndihmave sociale, personat të cilat janë viktimë e dhunës familjare dhe të ngjajshme, të cilat i ofron Ministria e Drejtësisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share