Gjatë turit të tij në Ballkan, presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan ndaloi në Kroaci, ku përuroi një xhami dhe një qendër të re islamike në qytetin e Sisak.
Gjatë fjalimit të tij përpara të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan vlerësoi Kroacinë si një vend që respekton liritë dhe të drejtat e myslimanëve.
Qendra islamike, e pozicionuar 60 km në jug të Zagrebit u quajt “Rexhep Taip Erdogan”, në nder të presidentit turk.
Më herët gjatë ditës, Erdogan zhvilloi një takim dypalësh me presidentin kroat, Zoran Milanoviç.