Hapet Qendra kulturore bullgare në Shkup

Mbështetje nga qeveritë e të dyja vendeve

Qendra kulturore – informative bullgare sot është hapur në Shkup, si homologe e Qendrës kulturore maqedonase, e cila tashmë disa vite funksionon në Sofje. Me ekspozitë të artistëve bashkëkohorë dhe me mbështetjen e përfaqësuesve qeveritarë të të dyja vendeve, kjo qendër ndryshon nga klubet e Bullgarëve të hapura gjatë vitit të fundit në Manastir dhe në Ohër, si edhe ai i Maqedonasve etnikë në Bllagoevgrad, të cilët edhe më shumë shkaktuan revolt dhe sulme vandale sesa pajtim në mes dy vendeve. Qendrën në Shkup e kanë përgëzuar Ministrat e Kukturës të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë.

“Në hapësirat e reja të qendrës kulturore – informative të Bullgarisë në Shkup uroj të ketë energji të re në relacionet kulturore maqedonase – bullgare. Qendra kulturore informative bullgare në Shkup, si dhe qendra jonë maqedonase në Sofje e kanë të njëjtin qëllim – të na lidhin, të na edukojnë për njëri-tjetrin edhe nëpërmjet kulturës të na afrojnë”, deklaroi Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rëndësia që Bullgaria e jep për politikë aktive kulturore në Maqedoninë e Veriut është e rëndësisë së shkallës së parë për Qeverinë tonë. Për këtë arsye Qeveria vendosi që Qednra kulturore-informative bullgare të ketë hapësira më të mëdha për deklarata të përbashkëta të krijuesve nga të dyja shtetet”, u shpreh Ministri bullgar i Kulturës, Velisllav Menikov./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share