Hapet lotaria për kartën e gjelbër të SHBA-ve

APLIKIMET DO TË ZGJASIN DERI MË 7 NËNTOR

Nga sot hapet lotaria për kartën e gjelbër të SHBA-ve ku mund të aplikojnë të gjithë qytetarët e interesuar nga ora 18:00 e deri më 7 nëntor të këtij viti, gjithashtu deri në orën 18:00. Regjistrimi bëhet falas në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të shtetit dvprogram.state.gov ku ka udhëzimet e plota.

Secili kandidat duhet ta shtypë dhe ruajë faqen e konfirmuar nga paraqitja pas plotësimit të aplikacionit në mënyrë që të mund ta kontrollojë. Gjithashtu, secili kandidat duhet ta ruajë numrin e tij të vetëm së paku deri më 30 shtator të vitit 2025, pa dallim nëse është zgjedhur në fillim. Ky numër është mënyra e vetme ku kandidatët do të mund të kontrollojnë nëse janë zgjedhur përmes programit duke filluar nga 4 maji i vitit 2024.

Aplikimin mund ta dorëzoni personalisht apo me ndihmën e ndonjë avokati, shoku ose familjari, por secili kandidat duhet të dorëzojë vetëm një aplikim personal. Dorëzimi i më shumë aplikimeve do të sjellë skualifikimin nga lotaria.

Rekomandohet që kandidatët të aplikojnë më herët dhe personalisht t’i përgatisin dhe paraqesin raportet e tyre. Vendosja e të dhënave të pasakta ose të paplota mund të çojë në skualifikimin e kandidatëve edhe nëse zgjidhet si fitues.

Electronic Diversity Visa Lottery ose Diversity Immigrant Visa Program është një program i miratuar nga kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u bën të mundur marrjen e një karte të gjelbert çdo vit 50.000 njerzve nga vende me përqindje të ulët mërgimi në Amerikë, për të punuar dhe jetuar atje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share