Hapet kopshti i ri zoologjik i Tiranës (VIDEO)

Kopshti Zoologjik i Tiranës hapi zyrtarisht dyert këtë të shtunë.

Me qindra fëmijë vizituan mes kureshtjes mjediset e transformuara, kafshët, dhe klasat informative, ku mund të mësojnë gjëra të reja për natyrën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në inagurimin e tij mori pjesë vetë Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkakiku Erion Veliaj.

“Një hapësirë fantastike, një mjedis i rilindur tërësisht, i pakrahasueshëm në asgjë me çfarë ishte më parë edhe në ditët e veta më tëmira e jo më pastaj në periudhën e ditëve të zymta”.

Ndërsa kryebashkiaku, Erion Veliaj shtoi se parku i është kthyer qytetarëve, jo vetëm si një hapësirë argëtimi, por edhe si një mjedis edukativ.

“Sot, sidomos kafshët e egra, kanë qindra metra katrorë ku mund të lëvizin, por kemi edhe tre klasa informative për fëmijët. Kopshti i ri Zoologjik nuk është më një tranzit, por destinacion. Ftoj gjithë drejtuesit e institucioneve mësimore që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë si një shkollë të dytë”.

Tirana Zoo Park është një koncept i ri i kopshtit të vjetër zoologjik. Në të janë të ekspozuara 30 specie të ndryshme dhe 160 kafshë e shpendë në total të cilët i janë shtuar këtij kopshti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share