Arsenal barazon, shkurtohet diferenca me Manchester City
Barazimi i dytë radhazi në kampionat për Arsenal ka hapur llogaritë për titullin. Topçinjtë e Londrës e mbyllën me rezultatin 2 – 2 në fushën e West Ham një ndeshje që deri në minutën 54’ ishin në kryesim.
Manchester City është 4 pikë larg dhe me 1 ndeshje më shumë për të luajtur, duke u kthyer një rrezik për Arsenalin që ëndërron titullin kampion në Premier League pas 19 vitesh.
“E nisëm shumë mirë, dominuam dhe shënuam 2 gola shumë të bukur. Më pas gabuam rëndë, duke mos luajtur siç duhet. Kjo i dha shpresë kundërshtarit. Shqetësimi im më i madh ishte pas rezultatit 2 – 0 bëmë një gabim të madh, nuk e kuptuam se si duhej vijuar ndeshja”.
Arsenal i kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund, njëra prej tyre në fushën e Manchester City më 26 Prill. Ky takim duket me tepër vlerë, pasi të parin në Londër e fitoi ekipi i Pep Guardiola me rezultatin 3 – 1.
Tv Klan