“Hapen dyert për ngushëllime” – Pamje nga shtëpia e policit të vrarë në veri të Kosovës

“Familjarët e rreshterit të vrarë në veri të Mitrovicës, i cili është nga Samadrexha e Vushtrrisë, tashmë kanë hapur dyert për ngushëllime”, raporton direkt nga vendi, Blerta Dalloshi, gazetarja e Televizionit Klan nga Prishtina.

Një ngjarje e trishtë zgjoi Kosovën mëngjesin e sotëm, ku pas një prite nga grupet kriminale serbe, në fshatin Bajskë të Zveçanit u vra një polic i Kosovës, ndërsa një tjetër u plagos, përcjell KlanM.

Siç raportohet polici i vrarë mëngjesin e sotëm është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Zyrtari i forcave të rendit, u qëllua për vdekje në orën 2:34 të mëngjesit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share