Hanif Zendeli u zgjodh nënkryetar i ri i Këshillit Gjyqësor në Maqedoni

Hanif Zendeli është zgjedhur nënkryetar i ri i Këshillit Gjyqësor. Me propozimin e anëtarit Ivica Nikollovski, në seancën e sotme të 444-të të Këshillit Gjyqësor, me nëntë vota “për” dhe një “kundër”, Zendeli u zgjodh zëvendëskryetar i ri në vend të Selim Ademit.

“Jam i sigurt se do të bëj të pamundurën për të dhënë një kontribut për të përmirësuar të gjitha situatat. Mendoj se kam qenë pjesë e kësaj, kam dashur dhe dua që gjërat të shkojnë ashtu siç duken për një nga institucionet më të larta në vend, që është këshilli gjyqësor”, tha Zendeli.

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme konstatoi ndërprerjen e mandatit të anëtarëve Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski pas dorëheqjeve të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share