Hamilton aksioner te Denver Broncos

Shtatë herë fituesi i Formula 1 ka investuar në klubin e njohur të futbollit amerikan

Ylli i Formula 1 Ljuis Hemilton është bërë bashkëpronar i skuadrës së futbollit amerikan të Denver Bronkos. Shtatë herë fituesi i titullit kampion vendosi t’i bashkohej familjes Ualton-Pener si aksioner i klubit që e ka fituar tre herë Super Boul-in.

Në reagimin e tij, britaniku tha se ishte mjaft entuziast që u bë pjesë e ekipit të Denver Bronkos. Klubi i futbollit amerikan u shit për $4.65 miliardë dollarë te trashëgimtarët e Ualmart.

Nëse blerja miratohet nga Liga e Futbollit Kombëtar, do të bëhet më e shtrenjta ndonjëherë për një klub sportiv amerikan.

Ndryshimi i pronësisë duhet që të miratohet nga komiteti financiar i Ligës së Futbollit Kombëtar, por sipas mediave amerikane nuk ka asnjë pengesë që kjo të kryhet.

Aksione në klubin e njohur amerikan kanë edhe biznesmenia Mellodi Hobson dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Condoleezza Rice. Hemilton ka vendosur që t’i qëndrojë afër investimit të tij të fundit, ndërsa ka blerë edhe një vilë në malet e Kolorados.

/Klan News/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share