Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka deklaruar se të paktën 241 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit vazhdon në territor.
Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 100 zona gjatë të martës, mes raporteve për operacione të afërta tokësore në Gaza qendrore.
Shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se konflikti me Hamasin do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. Nga ana tjetër, Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas e ka quajtur luftën një krim të rëndë kundër popullit të tij.
BBC News shkruan se shpërthime të forta mund të dëgjoheshin nga Rripi i Gazës në të gjithë perimetrin me Izraelin në orët e para të ditës së sotme.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 382 persona ishin lënduar gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë, të paktën 20,915 palestinezë janë vrarë, kryesisht fëmijë dhe gra në më shumë se 11 javë luftime./tvklan.al