8 vite burg për gazetaren ruse që protestoi ”live”

Marina Ovsjannikova kundërshtoi luftën ruse në studion e lajmeve

Një gjykatë në Moskë dënoi në mungesë me 8 vite e gjysmë burg, gazetaren Marina Ovsjannikova. 45-vjeçarja u bë e njohur për publikun pasi protestoi në një edicion të drejtpërdrejtë të lajmeve në televizionin shtetëror kundër luftës ruse në Ukrainë.

Ajo u shpall fajtore për “përhapje të lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse. Ovsjanikova u arratis vitin e kaluar nga Rusia së bashku me të bijën, duke shkelur edhe arrestin shtëpiak. Vetë gazetarja i konsideron akuzat ndaj saj si “absurde”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një ligj i miratuar nga parlamenti rus e konsideron “vepër penale” përshkrimin si luftë apo pushtim, atë që Moska e konsideron si operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën, të nisur në Shkurt të vitit të kaluar.

Miratimi i këtij ligji ka dënuar me masa të ndryshme nga gjobat deri tek burgu dhjetëra persona në Rusia që e kanë quajtur “luftë” sulmin rus në Ukrainë. Në Perëndim, ky ligj shihet si një përpjekje e Vladimir Putinit për të shtypur opozitën.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share