Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, e ndërmjetësuar nga Katarit, po funksionon. Hamasi ka liruar 24 pengje, 11 nga të cilët janë shtetas të huaj, ndërsa pjesë tjetër izraelitë.
Kryqi i Kuq por dhe autoritetet izraelite kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit ka reaguar zyrtarisht duke konfirmuar se pengjet e liruara janë të sigurt, ndërsa theksoi se qeveria është e angazhuar për kthimin e të gjithë personave të rrëmbyer.
Në respekt të marrëveshjes, Izraeli ka liruar 39 palestinezë që i kishte arrestuar gjatë ofensivës ushtarake. Këta persona janë lënë të lirë në pikën e kontrollit në Bregur Perëndimor.
/tvklan.al