Hamasi dërgon ‘breshëri raketash’ në Tel Aviv

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, pretendojnë se ka gjuajtur një “breshëri raketash” në qytetin e madh izraelit të Tel Avivit.

“Brigadat Al Qassam bombardojnë Tel Avivin me një breshëri raketash në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë në mediat sociale, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Sirenat kanë rënë në të gjithë Izraelin, teksa raketat u hodhën edhe një herë nga Gaza – pasi marrëveshja e armëpushimit njëjavore u rrëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Izraeli është përgjigjur me mbi 200 sulme brenda Gazës, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Ata nuk kanë komentuar për ndonjë dëmtim brenda Tel Avivit, por disa media izraelite raportojnë për të lënduar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share