Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e aktorit Keanu Reeves. Ylli i “John Wick”, nuk ishte në shtëpi në kohën kur hajdutët hynë në shtëpinë e tij dhe vodhën një armë zjarri.
Ata mundën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.
Nga kamerat e sigurisë ata kanë mundur të shohin hajdutët e maskuar që fillimisht kanë thyer një dritare dhe kanë hyrë më pas në shtëpi. Autoritetet kanë ngritur një hetim ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve.
Në fillim të këtij viti, mori urdhër mbrojteje pasi një 39-vjeçar ishte shfaqur disa herë në shtëpinë e tij. Shtëpia e Reeves në LA ishte skena e një episodi të ngjashëm në vitin 2014 kur një grua e panjohur hyri në oborr. Aktori e gjeti gruan e zhveshur duke notuar në pishinën e tij dhe kontaktoi menjëherë autoritetet për ta mbajtur atë larg pronës së tij.
Klan News