Erling Haaland e konsideron Pep Guardiolan trajnerin më të mirë në botë.
Norvegjezi i është përgjigjur edhe pyetjes nëse Guardiola ka ndikuar në vendimin e tij për t’u transferuar te Manchester City.
“Unë kurrë nuk u transferova në klub për shkak të trajnerit. Por në rastin e Guardiolës te City, ky është një plus i madh, pasi ai është trajneri më i mirë në botë”, tha sulmuesi.
Lojtari është duke shkëlqyer me Cityn në këtë fillimsezon duke shënuar 11 gola në Premier League.