Haaland beson se mund ta fitojë Topin e Artë, para Messit

Erling Haaland, beson se mund ta fitojë Topin e Artë edhe këtë vit, ani se Lionel Messi është favorit, meqë ka triumfuar në Kupën e Botës.

Megjithëse, Haalandi, ka fituar tripletën me Qytetarët dhe u shpall golashënuesi më i mirë në Premier League, madje duke thyer rekorde, njofton Klankosova.tv.

“E di që mundem ende që të përmirësohem, jam i ri. Por po, besoj që kam një rast edhe këtë vit”, u shpreh Haaland kur u pyet për Topin e Artë.

Përndryshe, ceremonia për shpalljen e më të mirit do të mbahet më 30 tetor të këtij viti. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share